Spitali në Kosovë që po i befason edhe specialistët nga Europa

Për shkak të rrethanave nëpër të cilat ka kaluar Kosova, nuk është shumë e njohur e as shumë e besueshme në arenën ndërkombëtare për sa i përket shërbimeve të ndryshme që mund t’i ofrojë, por spitalet e reja po e përmirësojnë këtë imazh të vendit.

Spitali në Kosovë që po i befason edhe specialistët nga Europa

Spitali Medicine është i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, poashtu i regjistruar në Ministrinë e Tregtisë e industrisë dhe si menaxhment, shprehen të kënaqur me trajtimin si investitorë.
Ky Spital tashmë ka filluar të ofrojë edhe shërbime tjera përveç kardiokirurgjisë:spitali medicine ne prishtine

AH:Kemi qenë para rreth 6 muajsh vetëm spital special i sëmundjeve kardiovaskulare. Por qe 6 muajt e fundit kemi filluar zgjerimin e lëmive. Ortopedinë e kemi shtuar, kirurgjinë e përgjithshme abdominale, plastike, torokale, vaskulare, gjinekologjinë, lindje, neonatalogjinë, oftalmologjinë… për të gjitha këto spitali është i pajisur me teknologjinë më të lartë dhe me metodat më të reja.”

Medicine Hospital Group, në mileniumin e ri me shërbimet mjekësore të filluara që nga ditët e para e deri më sot, vazhdimisht ripërtërinë kuadrot dhe metodat duke i mbetur besnik principeve të para të themelimit thjeshtë “për të qenë të parët”. Kosova është shteti i parë i huaj ku Spitali Medicine ka filluar të jep shërbime Kardiologjike dhe Kirurgji Kardiovaskulare që nga Gushti i vitit 2010. Tani në një kohë shumë të shkurtër spitali ka filluar të jep shërbime si një spital i përgjithshëm.

- Realizoi për TRT Shqip, Muharrem Saragjolli -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme