Alkatraz, burgu me famë i kthyer në muze

Alkatraz, burgu i ngritur në ishullin afër San Franciskos dhe që dikur është njohur si burgu më i vështirë për t’u arratisur në botë, sot përdoret si muze.

Alkatraz, burgu me famë i kthyer në muze

Udhëtari spanjoll, Juan de Ayala kur zbriti në ishullin e vogël në vitin 1775, vit kur ka shkelur edhe këmba e parë e njeriut këtu, nuk mund ta mendonte që një ditë ky ishull do të bëhej objekt i filmave dhe do të vizitohej nga dhjetëra-mijëra turistë.alcatraz

Alkatraz, është një nga tre ishujt e vegjël në San Francisko, por më i njohuri prej tyre. Ishulli ndodhet rreth 2.5 kilometra larg bregut të detit dhe ka një sipërfaqe toke rreth 9 hektarë. Në lidhje me këtë burg deri më sot janë xhiruar rreth 20 filma.

Vizitorët që vijnë për ta parë nga afër këtë ishull të vogël, i cili është bërë i njohur me anë të filmave si: "Shtegtari i Alcatraz-it" apo "Arratisja nga Alcatraz", gjatë kohës që presin në radhë për të marrë një biletë për të hyrë në muze, shikojnë maketet e vendosura aty dhe mundohen të mësojnë diçka në lidhje me të kaluarën e burgut me famë botërore. Hyrja në muze kushton 30 dollarë.

Anija përparon duke çarë dallgët e kaltra të Oqeanit Paqësor dhe i afron për çdo minutë e më shumë mysafirët drejt ishullit-burg, që dikur njihej si burgu më i sigurt, nga i cili ishte e pamundur arratisja. Alcatraz

Pas një udhëtimi prej 30 minutash me anije turistët kureshtarë zbresin në ishulli dhe këtu ata i pret “1259”, pra nga William G.Baker, i cili ka botuar një libër me kujtimet e tij në Alkatraz, që ishte vendstrehimi i detyruar i të dënuarve që më shumë nuk respektonin rregullat në burgjet e tjera federale, që grindeshin shpesh dhe më e rëndësishmja që tentonin të arratiseshin nga burgjet, ku ata vuanin dënimin. Baker i njeh vizitorët me faktin që në këtë ishull të burgosurit emërtoheshin me numra.

alcatrazEksplorimin e Alkatraz-it, ose siç njihet ndryshe "Rock" (Shkëmbi), vizitorët që thithin ajrin e pastër të Paqësorit në një ditë të ngrohtë pranvere, e fillojnë me banjat kolektive dhe pjesa ku shpërndaheshin rrobat karakteristike me ngjyrë bojëqielli të errët, të cilët ishin të detyruar ti vishnin për shumë vite të tëra.

Vizitorët nën shoqërimin e ciceronit elektronik që dëgjojnë me anë të kufjeve shkojnë në vitet e mbushura plot dhimbje të banorëve “të rrezikshëm” të Alkatrazit. Ato çfarë jetuar, kanë ndjerë këta të burgosur në botën e tyre prej disa metrash katrorë të rrethuar me hekura, ku ata kalonin “23 orët” e ditës, vizitorët i mësojnë përmes zërave të atyre që kanë mbijetuar të përkthyer në 11 gjuhë të ndryshme të botës.


alcatrakPersonat që vijnë nga vende të ndryshme për shëtitje në Amerikë dhe që u bie rruga nga ky burg kanë mundësinë të vizitojnë depon e ujit, kullën e vrojtimit, spitalin, mensën si, dhomat e izolimit dhe morgun.

Ja dhe një dite rutinë nga burgu i famshëm në SHBA:

7:00 - Të burgosurit zgjohen nga një zile e vendosur në burg. Prej tyre pritet te çohen, të lahen, të rruhen, të rregullojnë krevatet dhe të pastrojnë dhomën.

7:20 – Pritet të bjerë një zile e dytë. Të burgosurit duhet të dalin nga qelitë e tyre dhe të vendosen përballë derës . Pritet deri sa të pushojë së rëni zilja dhe te jetë bërë numërimi i tyre.

7:30 – Hahet mëngjesi. Të burgosurit mund të marrin ushqim aq sa duan, n.q.s. ata e hanë të gjithë atë. Moto e njohur midis tyre është :" Merr çfarë do, ha të gjithçka more". Kur hanë bukë duhet të flasin me zë të ulët dhe mbas çdo vakti duhet të vendosin lugën dhe pirunin në tabaka, kështu që oficerët të kenë mundësi ti numërojnë ato.

07:50 - Kush nga te burgosurit mund të punojë duhet të shkojë në punë. Të tjerët kthehen në qeli.

08:00 - Bëhet përsëri numërimi i të burgosurve , i cili bëhet nga oficerë të njëjtë.

08:20 - Fillon puna

10:00 - Behet një pushim 8 minuta. Të burgosurit kanë të drejtën të pinë duhan të vetëm në dhomat e lejuara.

10:08 - Bie zilja, e cila paralajmëron përfundimin e pushimit dhe u jep kohë të burgosurve 2 min për t’u rikthyer në vendet e punës.

11:35 - Përfundimi i punës. Të burgosurit vendosen në rresht, ku duhet të kalojnë mbi një dedektor metali për t’u numëruar përpara se të shkojnë të hanë drekë.

12:00 - Fillon dreka.

12:20 - Mbaron ngrënia e drekës dhe përsëri vazhdon procesi i numërimit të servisit të lugëve dhe pirunëve nga oficerët e burgut. Të burgosurit presin për numërimin e tyre të orës 12:30 dhe pastaj mund të marrin një pushim të shkurtër.

13:00 - Kthimi në punë.

13:20 - Puna vazhdon...alcatraz

15:00 - Mbarimi i punës. Të burgosurit mund të pinë cigare në dhomat e lejuara.

15:08 - Mbarimi i pushimit dhe 2 minuta për kthimin në vendin e punës.

16:10 - Mbarimi i punës.

16:20 – Marshimi drejt mensës për të ngrënë darkë.

16:35 - Të burgosurit, të cilët nuk kanë të drejtën e punës lejohen të dalin nga qelitë e tyre dhe te shkojne drejt dhomes se ngrenies.

16:40 - Darka.

17:50 - Vazhdon përsëri procedura e numërimit të serviseve. Të burgosurit duhet të rreshtohen dhe të kthehen në qelitë e tyre për të kaluar natën.

17:30 - Numërimi final.

21:30 - Përfundimi i numërimit dhe fiken dritat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme