Gjurmët e masakrave të çetave armene i shikon kudo

Sipas një studimi të kryer nga akademiku Asistent Docent. Dr. Yaşar Kop duke hulumtuar arkivat osmane pranë Kryeministrisë turke del se vetëm në qytetin Kars të Turqisë kanë humbur jetën rreth 47 mijë civilë si pasojë e masakrave të çetave armene.

Gjurmët e masakrave të çetave armene i shikon kudo

arkivat osmanePavarësisht masave të marra sulmet vazhduan dhe më pas më 27 maj 1915 u mor vendimi për zhvendosjen e popullatës armene që ndodheshin në rajonin e luftësdhe të atyre që bashkëpunuan me ushtrinë pushtuese ruse.

Qeveria osmane, edhe pse planifikoi nisma për nevojat humanitare të të zhvendosurve, një numër i madh i armenëve humbi jetën për shkak të kushteve të luftës, konflikteve të brendshme, grupeve lokale të cilët kërkonin hakmarrje, banditizmit, uria dhe sëmundjet epidemike.

Dokumentet historike, në mënyrë të qartë tregojnë se qeveria ashtu siç nuk ka patur synimin e përjetimit të ngjarjeve tragjike në fjalë, gjithashtu tregojnë se janë ndëshkuar ata që kanë kryer krime ndaj armenëve në emigrim. Kështu, pa mbaruar akoma lufta ata që u gjetën fajtor duke u përzier gjatë tragjedisë njerëzore të përjetuar pasi u gjykuan u dënuan me vdekje.

- Nevoja për memorie të drejtë dhe ndjeshmëri - arkivat osmane

Pritshmëritë e përgjithshme të Armenisë dhe të diasporës armene, janë që Turqia të njohë si gjenocid dhe të dhe të paguajë kompensim për përjetimet gjatë zhvendosjes në vitin 1915.

Koncepti “gjenocid”, në Konventën e vitit 1948 mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit përcaktohet si akt për eliminimin pjesërisht ose plotësisht të një grupi kombëtar, racor, etnik apo fetar.

Turqia e tërheq vëmendjen se ngjarjet në fjalë nuk mund të përcaktohen si gjenocid. Ajo nga pikëpamja e të dyja palëve i cilëson ngjarjet e vitit 1915 si një “tragjedi”. Turqia larg nga subjekti i konfliktit politik, duke mos e parë historinë vetëm nga një anë, thekson se duhet një zgjidhje ku palët të kuptojnë se çfarë ka ngjarë mes tyre dhe të respektohen memoriet e njëri tjetrit me perspektivën duke i përmbledhur në “një memorie të drejtë”.

Turqia, krahas kryerjes së kërkimeve në arkivat e palëve dhe në arkivat e vendeve të treta në lidhje me ngjarjet e 1915 propozon ngritjen e një komisioni të përbashkët historik të përbërë nga historianët turqë dhe armenë dhe gjithashtu edhe nga ekspertët e tjerë ndërkombëtarë.

- Nuk u shfrytëzua mendësia e normalizimit të marrëdhënieve -

Zhvillimi më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ishte në tetor 2009. Palët në Zyrih të Zvicrës nënshkruan dy protokolle të veçanta për rindërtimin e marrëdhënieve diplomatike dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në protokollet për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe zgjidhjen e problemeve aktuale duke i dhënë vend shqyrtimit shkencor të çështjeve nga burime historike dhe arkivat e paanshme parashikohej gjithashtu dhe njohja reciproke të kufijve dhe hapjen e kufijve të përbashkët.

Qeveria Turke për të miratuar protokollin e dërgoi atë direkt në Parlamentin Kombëtar. Ndërsa qeveria Armene ia paraqiti Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e teksteve. Gjykata vendosi se protokollet nuk përshtaten me frymën dhe formulimin e Kushtetutës.

Qeveria e Armenisë në vitin 2010 deklaroi se ka ngrirë të gjitha procedurat e miratimeve të marrëveshjeve protokollare, ndërkohë ajo u tërhoq nga ky vendim në shkurt të vitit 2014.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme