Java e Lindjes së Profetit Muhammed

Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.

Java e Lindjes së Profetit Muhammed

Lindja e Profetit të dy botëve Muhammed, që është dërguar si mëshirë për të gjitha botët, (sal Allahu alehi ve selem SAV), që nga viti 1989, në Turqi festohet si Java e Lindjes së Profetit Muhammed. Festimet me ceremoni të ndryshme gjatë kësaj jave, filluan nga Shoqata Dijanetit pra Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë në vitin 1989. Kjo u mbështet edhe nga Enti i Çështjeve Fetare. Në gjithë botën, vetëm në Turqi duke fituar një dimension zyrtar, synohet që çdo vit me tema të ndryshme, të shpjegohen mësimet dhe mesazhet e Profetit. Ditëlindja që pranohet 20 prilli, vazhdohet të festohet me aktivitete përgjatë gjithë javës. Vitet e fundit, aktivitetet zhvillohen brenda datave 14-20 prill. Brenda kësaj jave, organizohen aktivitete të ndryshme nën udhëheqjen e Entit të Çështjeve Fetare, në vendet ku jetojnë shumë turq si dhe në të katërta anët e Turqisë.

Në vitin 1989 nën pararojën e Shoqatës së Dijanetit, festimet në fillim u organizuan në Ankara dhe në Fakultetin e Teologjisë më pas në procesin në vijim u shtrinë edhe në qytete të tjera me konferenca dhe biseda të ndryshme. Në poemat ku flitej me lëvdata për Profetin të cilat quhen naad, duke u përvetësuar trëndafili i kuq, u kthyen në “simbolin e javës”. Kurse duke filluar nga viti 1995, filloi fushata “jep një trëndafil” duke e bërë edhe më të përhapur këtë përvetësim. Në vitin 1996, Enti i Çështjeve Fetare shtroi “Gostinë e Javës së Lindjes së Profetit Muhamed” për 3500 vetë me pilaf dhe dhallë në oborrin e Xhamisë më të madhe në Ankara, Kocatepe. Aktivitetet e kësaj jave, që nga viti 2008, kanë filluar të festohen në datë të caktuar që përkon me 14-20 prill .

Edhe në vitin 2010, u vu në zbatim rregullorja për parimet dhe procedurat në lidhje me festimet. Një vit më pas, sipas qarkores së Ministrisë së Arsimit Kombëtar, edhe nëpër shkolla filloi të zhvillohen organizime në lidhje me Javën e Lindjes së Profetit Muhamed.

Ne u shprehëm për historinë dhe aktivitetet e Javës së Lindjes së Profetit Muhamed. Ne mund të themi se kjo javë është përvetësuar dhe festohet me entuziazëm nga masa të gjera të popullit. Enti i çështjeve Fetare, me organizime dhe aktivitete të ndryshme nëpër xhami. Shkolla të Ministrisë së Arsimit Kombëtar, Bashki dhe ambiente të ndryshme siguron përfshirjen edhe më gjerë të popullit.

Festimi në këtë mënyrë i ditëlindjes së Profetit, që në Kur-an nga Krijuesi i plotfuqishëm shpjegohet qartë se është dërguar si përshkruesi i Kur-anit të Madhërishëm, është përvetësuar nga populli turk.

Islami në fillim, në gadishullin arab përjetonte një periudhë paditurie. Zbatime mizore si groposja e vajzave të gjalla që të mos shkonin në udhë të gabuar, ishin shumë të përhapura. Arabët nuk kishin një mesazh global për botën. Por lindja e Profetit hapi rrugë për një zhvillim të rëndësishëm që do ta ndryshonte botën përgjithmonë. Shpallja e islamit me anë të Profetit dhe pranimi i tij nga Gadishulli arab, ndryshoi botën. Feja e fundit hyjnore, i ktheu arabët në një fuqi globale.

Unioni i siguruar në fillim në gadishullin arab, fitoi një zgjerim të konsiderueshëm përballë Bizantëve dhe Sasanidëve. Ndërkohë që shteti islam u kthye në një fuqi globale, ai u pranua edhe nga kombe të tjera jo arave si turq, perisian etj. Për një kohë të shkurtër, pati një shtrirje të gjerë duke filluar që nga Oqeani Atlantik e deri në murin kinez, ku u përvetësua Kur-ani. Jeta e Profetit dhe ajetet e Kur-anit treguan ndikim në të katërta anët. Ndërmjet arabëve dhe më pas turqve dhe vendeve perëndimore të kryesuara nga perëndimorët, u zhvilluan luftra shekullore dhe me Luftën e I botërore morën një dimension historik komplet tjetër.

Ushtarët e Lindjes të mundur nga perëndimit, pranuan se kishin mbetur pas nga aspekti ekonomik, politik dhe shkencor. Roli udhëheqës i perëndimit në teknologji i drejtoi intelektualët islamë në kthimin në thelbin e tyre. Reformat e përjetuara në Perëndim, nxitën vendet islame që të ndjejnë nevojën për tu kthyer në periudhën e dinamizmit të përjetuar me Profetin. Pas kësaj, pati zhvillime të rëndësishme nga aspekti shkencor dhe përkthimi i veprave të periudhave antike. Ky proces siguroi që vendet islame të parakalojnë perëndimin në teknologji. Perëndimorët që panë zhvillimin dhe civilizimin e popujve myslimanë me luftërat e kryqëzatave, u kthyen në thelb dhe shpëtuan nga errësira e periudhës së mesjetës. Zhvillimet shkencore bënë edhe zhvillimin në çdo fushë të perëndimit. Njeriu i ditëve tonë rend pas një bote të drejtë, të lirë dhe të lumtur. Kur Profeti i fundit merret si një udhërrëfyes, me mësimet e Tij, përfitimi i jetës është i pa evitueshëm.
Ne ju urojmë të gjithëve gëzuar “Javën e Lindjes së Profetit Muhamed” që është një rast për të përkujtuar dhe rikujtuar Profetin e dërguar si mëshirim për botërat. Begatia dhe mëshirimi ı Allahut qoftë gjithmonë mbi ju .....


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme