Parku Kombëtar i Butrintit, në 10 më të bukurit e Evropës

Gazeta “The Guardian” në artikull kushtuar turizmit në mesin e 10 Parqeve Kombëtare më të bukur të Evropës ka përshirë edhe parkun e Butrintit në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Butrintit, në 10 më të bukurit e Evropës

“Një tjetër lajm i mirë për Shqipërinë, këtë herë nga prestigjiozja britanike “The Guardian” – Parku i Butrintit renditet në 10 parqet kombëtare të Evropës që patjetër duhet vizituar!”, ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook.

Në janar të këtij viti, Butrinti u përzgjodh si njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë nga theculturetrip.com.

Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit – Kepin e Stillos – u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura).

butrintiNë saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Një zonë prej 2900 ha, përfshirë peizazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në UNESCO.

butrinti2Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjet nga tempujt helenikë të shek. 4 p.e.s deri në kalatë osmane të fillimit të shek.19. Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja. Me të arritur, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg. Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum që do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali.dea e butrintit

Në vitin 228 para Kr., ai ra nën sundimin Romak, dhe në shek. e parë p.e.s. u bë pjesë e provincës së Maqedonisë. Jul Cezari ngriti një koloni dhe vendosi veteranët e tij rreth vitit 45 p.e.s., ndërsa Augusti dyfishoi madhësinë e qytetit dhe kolonizatorëve Romak. Ndërtesa të reja u ndërtuan përfshirë edhe një akuadukt, banjë romake, disa shtëpi, forumi dhe nimfeu.

Madhësia e qytetit u dyfishua dhe trefishuar deri sa u ndërpre gjatë periudhës së më vonshme të Perandorisë. Sot vendi është i hapur për vizitorët si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

10 Parqet Kombëtare të Evropës që duhen vizituar nga turistët:

1. Durmitor, Mali i Zi

2. Liqenet Plitvice, Kroaci

3. Parku Kombëtar Sierras de Cazorla, Segura dhe las Villas, Spanjë

4. Helvetinjärvi, Finlandbutrinti

5. Pylli Białoëieża, Poloni dhe Bjellorusi

6. Caldera de Taburiente, Ishujt Kanare

7. Pirin, Bullgari

8. Monti Sibillini, Itali

9. Parku Kombëtar i Butrintit, Shqipëri

10. Vatnajökull, Islandë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme