Dhuna ndaj grave, fenomen të rritje në Ballkan

Dhuna ndaj grave vazhdon të shënojë rritje në të gjitha vendet e Ballkanit, si forma më e përhapur e dhunës në familje.

Dhuna ndaj grave, fenomen të rritje në Ballkan

Dhuna ndaj grave është forma më e përhapur e dhunës në familje, me të cilën përballen të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.

Në vitet e fundit, regjistrohet një rritje e dhunës në familje në të gjitha vendet e rajonit, ndërsa sipas të dhënave në dispozicion në vit raportohen më shumë se dhjetë mijë raste të dhunës në familje.

Megjithatë, sipas ekspertëve, vetëm një përqindje e vogël e dhunës në familje raportohet në institucionet përkatëse.

Njëra nga viktimat e dhunës në familje në Kosovë, tashmë prej një muaj e gjysmë ndodhet në strehimore së bashku me djalin e saj 6-vjeçar, në të cilën ishte vendosur disa herë më parë. Në rrëfimin e saj për agjencinë turke të lajme AA, ajo ka deklaruar se më parë ishte viktimë e familjes së saj në Shqipëri, e cila e kishte shitur për njëmijë euro. Por ajo iku dhe u kthye në familjen e saj. Megjithatë, siç tha ajo, anëtarët e familjes e kanë lënë të uritur, e kanë detyruar të punojnë në fusha gjatë gjithë ditës dhe e kanë kërcënuar se do ta vrasin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme