Dhuna ndaj grave, fenomen të rritje në Ballkan

Dhuna ndaj grave vazhdon të shënojë rritje në të gjitha vendet e Ballkanit, si forma më e përhapur e dhunës në familje.

Dhuna ndaj grave, fenomen të rritje në Ballkan

- Rrëfimi i viktimës: Ai më rrihte, dhe tani dëshiron të më marrë djalin -

Kjo grua për një kohë u strehua tek motrat, ndërsa në vitin 2005 ajo vendosi të martohej me një burrë më të vjetër nga Kosova, vetëm që të sigurojë një kafshatë bukë dhe qetësi. Doli që burri i saj nuk është i ve, ashtu siç ai paraqitej, por kishte grua dhe katër fëmijë .... Pas tre vitesh kur lindi djali, burri i saj filloi ta keqtrajtonte, duke ushtruar dhunë. "Më rrihte, më kapte për fyti, donte të më vriste," tregonte kjo grua, e cila në ndërkohë arriti të ndahet nga burri i saj. Tani lufton për ushqimin e caktuar nga gjykata, por ish-burri i saj nuk pajtohet me vendimin që djali të mbetet me nënën e tij...

Histori jete të ngjashme ka edhe tek shumë gra të tjera, viktima të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri më i madh i viktimave të dhunës në familje janë gratë. Ato janë viktimat më të shpeshta të dhunës psiqike, fizike dhe seksuale. Në Kosovë, dhuna ndaj grave është e ndërlidhur me kushtet socio-ekonomike, varfërinë, papunësinë, traditën por edhe me mos-respektimin e ligjit për barazinë gjinore.

Naime Sherifi, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, vë në dukje se në të tre-katër vitet e fundit numri i grave viktima të dhunës sillet rreth 1.000, ndërsa në 2014 ky numër arriti në 1.200 persona. Në Kosovë janë shtatë "strehimore" për viktimat e dhunës në familje. Sherifi thotë se në 2013 në të gjitha strehimoret kishte 440 viktima, ndërsa në vitin 2014 ky numër llogaritet në rreth 460 apo 470.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme