8 Marsi, ende përpjekje për barazi dhe të drejta

Organizata e Kombeve të Bashkuara vitin 1975 e shpalli “Vitin Botëror të Gruas”, kurse në 16 dhjetor të 1977-s OKB-ja mori vendim që 8 Marsi të festohet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas” për të gjitha gratë e botës.

8 Marsi, ende përpjekje për barazi dhe të drejta

Në botë ka një ngjarje që bëhet shkas për festimin e një dite të veçantë siç është dita e nënës, babait ose Shën Valetini.

Por ngjarja që u bë shkas për festën e grave, për fat të keq ishte një tragjedi e vërtetë. Në datën 8 mars 1857, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 40 mijë gra, me kërkesën për një jetë më të mirë, hynë në grevë në fabrikën e tekstileve.

Pronarët, ndërhynë ndaj grevës në një mënyrë mizore dhe të dhunshme. Për të penguar përhapjen e grevës edhe në fabrika të tjera, ata i mbyllën gratë që kishin shkuar për grevë në ndërtesën e fabrikës.

Por në këtë kohë, për arsye të paqarta, në ndërtesë bie zjarr dhe për fat të keq shumë pak prej punëtoreve arritën ti mbijetojnë zjarrit.
129 gra që nuk arritën të dalin nga fabrika, dhe barrikadat që ishin thurur rreth fabrikës, gjetën vdekjen në mënyrë të tmerrshme duke u djegur.

Kjo ngjarje bëri jehonë në tërë vendin, madje u dëgjua në tërë botën. Në ceremoninë e varrimit, morën pjesë qindra mijëra njerëz. Edhe me kalimin e kohës kjo ngjarje nuk u harrua. Kjo ngjarje e dhimbshme erdhi në rendin e ditës në një mbledhje të grave në Danimarkë në vitin 1910. Propozimi që 8 marsi të shënohet si Dita Botërore e Gruas, në shenjë përkujtimi të punëtoreve që humbën jetën në fabrikë në 8 mars 1857, u pranua me unanim votash. Gjatë luftës së I dhe të II botërore, disa vende e kishin të ndaluar të përkujtonin ditën e gruas.
Pavarësisht se kjo ngjarje tragjike ndodhi në vendin e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ditën e Gruas e përvetësuan në vitet 1960.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vitin 1975 e shpalli “Vitin Botëror të Gruas”, kurse në 16 dhjetor të 1977-s OKB-ja mori vendim që 8 Marsi të festohet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas” për të gjitha gratë e botës.

Pas kësaj, u sigurua që dita ndërkombëtare e gruas të vijë në rend të ditës edhe më fuqishëm.
Dita botërore e Gruas, që gjatë viteve të Luftës së I dhe të II Botërore, përfshi edhe përmendjen e saj ishte e ndaluar, për herë të parë në Turqi filloi të festohet si “Dita e Gruas Proletare” në vitin 1921 1 vit pasi u hap kuvendi, më përpara shpalljes së Republikës.

Por festimi masiv edhe në rrugë përkon pas viteve 1975.
Pas viteve 1990, me rritjen e numrit të instituteve të grave dhe shumëllojshmërisë së tyre, festimet e 8 marsit zunë vend më gjerë.

Përgjatë gjithë historisë, gruaja turke në çdo fazë të jetës ka ndarë çdo lloj përgjegjësie pranë burrit, sidomos në Luftën çlirimtare, duke dhënë mbështetjen e saj në këtë luftë të shenjtë. Duke filluar nga periudha osmane e deri në ditët tona, gratë turke që jetuar këtë pasuri shumëllojshmërie dhe identiteti, sëbashku me burrat kanë ndërmarrë një rol të madh në zhvillimin socio-kulturor dhe historinë e politikës.

Si rezultat i nismave të ndërmarra nga Ataturku u bënë një sërë rregullimesh ligjore me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes së grave turke në jetën ekonomike dhe politike të vendit. Me anë të Ligjit Civil Turk të miratuar në 17 shkurt 1926, gruas turke ju dhanë një sërë të drejtash. Gratë, sëbashku me republikën dhe demokracinë fituan një pjesë të madhe të të drejtave të tyre.
Falë përpjekjeve të zbatuara me mbështetjen e Atuturkut, i cili ka thënë; “Duhet besuar se, çdo gjë mbi tokë, është vepër e gruas”, gruaja turke, ka pasur një pozicion më të përparuar se në shumë vende të tjera të botës.

Në Ditën Botërore të Gruas, sot, ashtu si në të shkuarën, punohet për barazinë gjinore të gruas, pavarësinë e saj, eliminimin e padrejtësive politike, për kushte më të mira pune dhe jetese. Gruaja është hallka më e rëndësishme e shoqërisë. Një shoqëri ku nuk merr pjesë gruaja, ose ku ajo shpërfillet, nuk mund të vlerësohet në kuadër të masave të civilizimit.
Nëse gruaja ndodhet brenda shoqërisë, atëherë ajo shoqëri është civile.
Nëse gruaja ndodhet brenda shoqërisë, ajo shoqëri përparon.

Nëse gruaja ndodhet brenda shoqërisë, ajo shoqëri është produktive.
Vlerësimi i të drejtave të gruas, ndryshe nga të drejtat e njeriut, është e papranueshme.
Përpjekja që ka filluar në cilësinë e kërkesave të gruas dhe që vazhdon ende edhe sot e kësaj dite, në kuadër të përmirësimit të të drejtave të saj si në botë ashtu edhe në Turqi, ka përshkuar një rrugë të konsiderueshme.

Por kjo nuk është kurrë e mjaftueshme. Pavarësisht se padrejtësitë që asaj i bëheshin sot janë reduktuar, në shumë vende ato vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Sipas statistikave, 1 në tre gra në botë, është përballur të paktën një herë me dhunën familjare.
Dhuna kundrejt gruas është e përhapura në botë, por është një nga krimet që ndëshkohet më pak.

Në tërë botën; gratë ndërmjet moshave 15 deri në 45, humbin jetën ose mbeten të gjymtuara më shumë si pasojë e dhunës së meshkujve sesa nga aksidentet rrugore apo sëmundjet e ndryshme.

Edhe sipas një studimi të bërë nga Kombet e Bashkuara; 66% e punëve në botë bëhen nga gratë. Por kundrejt kësaj, ato zotërojnë vetëm 10% të të ardhurave. Më tragjikja është se ato zotërojnë vetëm 1% të gjithë pasurisë në botë.
Edhe nga luftërat që përjetohen në botë, ato janë përsëri më të ndikuarat. Qoftë kjo nga aspekti i humbjes së atdheut e shtëpisë, qoftë detyrimi për të emigruar, shqetësimi për të mbrojtur nderin, humbja e të afërmve, sipërmarrja e rolit edhe të nënës edhe të babait apo jetesa me frikë dhe vështirësi e sakrifica.

“8-Marsi Dita Botërore e Gruas” është një ditë e rëndësishme përsa i përket ardhjes në rendin e ditës dhe diskutimit të problemeve që përjeton sot gruaja si në botë ashtu edhe në Turqi...


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme