Tarifat e ujit të pijshëm në Ballkan

Çmimet më të larta të ujit të pijshëm në Ballkani janë në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa ato më të lira në Maqedoni dhe Shqipëri.

Tarifat e ujit të pijshëm në Ballkan

Kujtojmë se këto tarifa ndryshojnë edhe sipas qyteteve në Shqipëri, ku drejtoritë e ujësjellës kanalizimeve nëpër qarqe vendosin tarifa të ndryshme. Bie në sy fakti se Tirana nuk është qyteti që ka çmimin më të lartë për ujin, por Korça me 60 lekë për metër kub, Durrësi me 58 lekë për metër kub, Lezha me 50 lekë për metër kub, etj, gjithnjë për ujin e pijshëm.

Sipas të dhënave nga Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup, tarifat e ujit me kanalizim për konsumatorë shtëpiakë janë 23,39 denarë, apo 0,38 euro për metër kub, ndërsa çmimi i ujit pa kanalizim është 17,25 denarë apo 0,28 euro.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2012, që merren me burimet e ripërtëritshme të ujit të pijshëm, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia kanë rezerva më të mëdha të ujit të pijshëm për kokë banori në rajon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme