Historia e ardhjes së izraelitëve në Shqipëri

Për herë të parë në Shqipëri izraelitët janë shfaqur në shekujt e mesjetës, por në grupe të mëdha erdhën në fund të shekullit të XIX.

Historia e ardhjes së izraelitëve në Shqipëri

Kështu Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë kërkoi nga të gjithë prefekturat ku ishin përqendruar izraelitet që brenda pesë ditëve ata të nxirreshin nga toka shqiptare. Ju kërkua te gjithëve të hetonin e te jepnin të dhëna nëse kishin izraelitë te strehuar. Por nuk u denoncua asnje izraelit sepse ata i mbronte populli. Shqipëria nuk figuroi ne listen e vendeve ku jane shfarosur qindra izraelite.

Duke pasur nje armik te përbashkët , nazizmin gjerman, edhe izraelitet morën krahun e popullit shqiptar ne luftën kundër nazifashizmit. Edhe mbasi u larguan nga Shqipëria per ne vendbanimet e perhershme te tyre, izraelitet nuk e harruan atë qe beri populli shqiptar per ta. Në një letër përshendetjeje që bëri Komiteti i Hebrejve të Jugosllavisë, shkruhej: “Në historinë e kësaj lufte botërore do mbetet i shënuar nje popull i vogël, por bujar dhe heroik, populli shqiptar, i cili do të shënohet si i vetmi ndër popujt e okupuar të Evropës që pengoi dhe ndaloi shfarosjen e ndjekjen e hebrenjve”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme