Jordani - Qyteti i lashtë Petra hyn në listën e mrekullive

Përkundër faktit se gjendet në rajonin e njohur për krizat, Jordania ka arritur të imponohet si një nga destinacionet gjithnjë më të popullarizuara turistike, ndërsa guri më i çmuar i tij është qyteti i lashtë Petra.

Jordani - Qyteti i lashtë Petra hyn në listën e mrekullive

Qyteti antik të Petras, me bukurinë e vet të veçantë dhe panoramën madhështore, vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve, ndërsa nga viti 2007 gjendet edhe në listën "Shtatë mrekullitë e reja të botës", shkruan agjencia turke e lajmeve AA.

Petra, qytet ky i cili njihet edhe si qyteti i gurtë, është ndërtuar katër shekuj para Krishtit dhe për pesë shekuj ishte kryeqyteti i Nabatejëve, ndërsa në shekullin e 13-të u bë qytet i braktisur dhe i harruar. Pas shumë shekujsh harresë përsëri në shekullin e 19-të e ka zbuluar zvicerani Johann Burckhardt.

- Petra, një nga shtatë mrekullitë e reja të botës

Fondacioni "New7Wonders" me seli në Zvicër në vitin 2007, organizoi votimin në të cilin morën pjesë mbi 100 milionë njerëz, falë të cilit Petra është përfshirë në listën Shtatë mrekullitë e reja të botës. Bëhet fjalë për një vend historik që ndodhet në jug të Jordanisë dhe në afërsi të qytetit-port të rëndësishëm jordanez Akabea. Ekskursione të organizuara nga Akabea deri në Petra zgjasin një orë e gjysmë rrugë përmes kanioneve dhe luginave të thata të shkretëtirës. Në hyrje të këtij qyteti të lashtë janë ndërtuar numri i madh i hoteleve dhe dyqaneve suveniresh.

Muratorët Nabatejë kanë qenë shumë të suksesshëm në përpunimin dhe modelimin e shkëmbeve në forma të shkëlqyera. Petra është ndërtuar në luginën e lumit që ka formën e amfiteatrit, ndërsa edhe pse shtrati i lumit është kryesisht i thatë, në histori janë regjistruar përmbytje të shumta të qytetit. Kalatë e gurit, rrugët dhe hapësirat e gdhendura ishin strehim për udhëtarët, të cilët për shkak të reliefit dhe pozitës së Petras kishin ndjenjën e veçantë të sigurisë dhe probabilitetit të ulët të sulmeve.

- Ndërtimet prej gurit ofrojnë përjetimin unik turistik

Qytetin e Petras dhe rrugën e lashtë që çon në të e përshkojnë vlera të shumta historike dhe gjurmët që tregojnë për jetën e civilizimit të dikurshëm, ndërsa vëmendjen e veçante të turistëve nga mbarë bota në rrugë për Petran e tërheqë varreza madhështore dhe mauzoleu i sundimtarit nga koha kur qyteti gjallëronte. Në vazhdim të rrugës për në Petra, turistët në kuajt dhe deve arrijnë në amfiteatrin e lashtë, gjithashtu të gdhendur në shkëmb, dhe bëhet fjalë për ndërtimin që mund të pranojë 6.000 vizitorë. Shtëpitë me gurë dhe monumente në Petra po ashtu janë unike dhe është e pamundur që diçka e tillë të kudo tjetër në botë.

Ekspeditat turistike nga Petra kthehen para mbrëmjes, kur terri mbulon qytetin dhe shtigjet ndriçohen nga qirinj të ngulitur në rërë.

- Dikur kryeqytet, sot vend i xhirimeve filmike

Në periudhën 1977-2007 në Petra janë xhiruar dhjetëra filma dhe seriale të produksioneve të shtrenjta botërore. Disa nga filma më të famshëm të xhiruar në Petra janë Indiana Jones, Kthimi i mumjes dhe Transformers.

Së bashku me mjedisin natyror dhe pamjet unike të Petras, autoritetet jordaneze kanë kuptuar potencialin e këtij lloj promovimi të këtij xhevahiri turistik dhe ofrojnë gjitha llojet e mbështetjes për kompanitë e interesuara.

- Dëshmia e traditave të lashta beduine

Shkretëtira jordaneze Wadi Rum është një destinacion atraktiv turistik edhe për shkak të faktit se popullata vendore akoma e ruan traditën e popujve të lashtë beduin. Turistët të cilët largohen nga rrëmuja dhe teknologjia e qyteteve moderne në këtë vend mund të marrin pjesë edhe në gara tradicionale të deveve, të kampojnë në mes të shkretëtirës së egër. Ushqimi beduin dhe muzika tradicionale janë disa nga gjërat që turistët nga Petra e konsiderojnë si përvojë e veçantë dhe me vlerë.

- Jordania si një gur i çmuar turistik në mes të krizës së Lindjes së Mesme

Rajoni i Lindjes së Mesme me vite njihet si rajon i konflikteve dhe krizave të të gjitha llojeve, por pavarësisht nga kjo, Jordania ka arritur të largohet nga ky problem dhe të imponohet si një destinacion gjithnjë më i popullarizuar turistik.

Në një bisedë me gazetarin e AA drejtori i kompanisë ajrore turke Turkish Airlines në Jordani, Sertan Yuce, ka theksuar se në Jordani nuk ka kurrfarë mungesë të sigurisë dhe se turistët nga e gjithë bota mund ta shijojnë turneun e quajtur Petra.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme