Datat më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore filloi më 28 korrik 1914 dhe zgjati deri më 11 nëntor 1918.

Datat më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore

1915

18 mars-dhjetor – Fillon një ofensivë detare dhe tokësore e Aleatëve në Dardanele, që kishte për synim lirmin e ngushticës dhe goditjen në zemër të Perandorisë Otomane, por doli një dështim i plotë. Më 25 prill, trupa angleze, neozelandeze, australiane dhe franceze zbarkuan në gadishullin Galipoli por u bllokuan nga forcat turke. Ato do të evakuohen përfundimisht në janar të vitit

1915. Gjatë këtij operacioni humbën jetën 180 mijë aleatë, mes të cilëve 30 mijë francezë ndërsa nga pala tjetër, 66 mijë turq. Fronti jugor do të mbetet i bllokuar deri në vjeshtën e vitit 1917.

22 prill – Gjermanët fillojnë sulmin e parë me gaz toksik kundër trupave franceze dhe kanadeze pranë Ypres në Belgjikë.

24 prill – Arrestohen dhe masakrohen më shumë se 2 000 armenë në Konstandinopojë. Ky është fillimi i gjenocidit armen në Perandorinë Otomane që do të marrë jetën e 1,5 milionë personave deri në vitin 1917, por 250 mijë deri në 500 mijë sipas Turqisë.

7 maj – Fundoset transatlantiku britanik ”Lusitania”, në brigjet e Irlandës nga një nëndetëse gjermane ku u mbytën 1 198 persona, mes të cilëve 128 amerikanë, veprim ky që tronditi demokracitë perëndimore.

23 maj – Italia hyn në luftë përkrahë Aleatëve

5 tetor – Zbarkonjnë trupa aleate në Selanik. Hyn në luftë Bullgaria përkrahë Gjermanisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme