Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Agjërimi, ashtu siç shprehet edhe në Kur’an është një ibadet (lutje), është një mburojë që e ruan njeriun nga veset e këqija dhe mëkatet.

Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Agjërimi bëhet sipas kalendarit hënor. Muajt hënor në krahasim me muajt e kalendarit diellor lëvizin 10 ditë prapa. Kështu duke qenë se agjërimi fillon çdo vit 10 ditë më herët muaji i Ramazanit në rreth 33 vite i ka përshkuar të gjitha stinët e vitit. Një gjë e tillë siguron që myslimanët të agjërojnë në stinë të ndryshme dhe të mësohet me vështirësitë e secilës stinë të vitit.

Midis rajoneve të botës ekzistojnë ndryshime të rëndësishme. Për shembull në një kohë që në hemisferën veriore kemi dimër, në hemisferën jugore vazhdon stina e verës. Në qoftë se agjërimi do të bëhej në një stinë të caktuar sipas kalendarit diellor, myslimanët që jetojnë në disa zona do të agjëronin gjatë të gjithë jetës në stinë të nxehta dhe me ditë të gjata, kurse një pjesë tjetër e myslimanëve do të agjëronin përherë në ditë të shkurtra dimri. E shprehur ndryshe ndërkohë që disa myslimanë do ta kishin gjithmonë më të lehtë agjërimin, të tjerët do të ishin të detyruar të agjëronin në kushte të vështira. Bërja e agjërimit sipas kalendarit hënor duke i kaluar me radhë të gjitha stinët e vitit i eliminon vetvetiu këto disavantazhe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme