Historiku i marrëdhënieve BE-Shqipëri

Me vetëdijen se integrimi i vendit në BE është rruga me efikase për demokratizimin e shpejtë të tij, qeveria po ndërmerr hapa konkrete në përmbushjen e reformave kyçe.

Historiku i marrëdhënieve BE-Shqipëri

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, duke qenë objektivi më madhor kombëtar, është aksioni politik që kryeson agjendën e qeverisë shqiptare.

Me vetëdijen se integrimi i vendit në BE është rruga me efikase për demokratizimin e shpejtë të tij, qeveria po ndërmerr hapa konkrete në përmbushjen e reformave kyçe, nga të cilat varet marrja e statusit të vendit kandidat dhe me tej, hapja e negociatave për anëtarësim. Procesi i integrimit është në një moment tejet të rëndësishëm që dikton konkretizim, dialog e partneritet, ndaj po punohet me seriozitet në përmbushjen e detyrimeve të vendosura.

Më poshtë vijon kronologjia e marrëdhënieve Shqipëri-BE

1991
Vendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Komuniteti Ekonomik Evropian.

1992
Nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit. Përfitimi nga Programi PHARE.

1997
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian miraton përqasjen rajonale për vendet e rajonit, me anë të cilës BE përcakton kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

5/1999
BE propozon iniciativën e re: Procesi i Stabilizim-Asociimit (PSA). Shqipëria pjesë e PSA. Përfitimi nga programi CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim).

9/1999
Fillon studimi i zbatueshmërisë (fizibilitetit) për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

11/1999
Miratohet nga Komisioni studimi i fizibilitetit.

1999
Shqipëria përfshihet në Regjimin Autonom Preferencial.

1/2000
Miratohet Raporti i Fizibilitetit nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme.

2000
Produktet nga Shqipëria përfshihen në hyrjet pa doganë në tregun e BE-së.

5/2000
Komisioni Evropian prezanton Programin CARDS për vendet e Evropës Juglindore në periudhën 2000-2006.

6/2000
Këshilli Evropian i Feiras parashikon se vendet e PSA janë “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE.

11/2000
Samiti i Zagrebit. Intensifikimi i bashkëpunimit BE-Shqipëri.

2001
Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet e PSA.

06/2001
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton raportin e Komisionit Evropian mbi progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon Komisionit përgatitjen e projekt-direktivës për negocimin e një Marrëveshjeje Stabilizim- Asociimi (MSA). Krijohet grupi Konsultativ BE-Shqipëri.

21.10.2002
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miraton projekt-direktivën për negocimin e një MSA-je dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e një MSA-je me Shqipërinë.

31.01.2003
Çelen negociatat zyrtare gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian Romano Prodi.

02/2003
Nis raundi i Parë i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

21.06.2003
Samiti i Selanikut i ashtuquajtur Zagreb II konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit dhe i hap rrugë shfrytëzimit të instrumenteve të përdorur në vendet e tjera anëtare.

12/2003
Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri/BE.

5/2004
Bashkimi Evropian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit për vendet e përfshira në procesin e Stabilizim-Asociimit.

6/2004
Këshilli Evropian miraton raportin e Partneritetit Evropian dhe i propozon Republikës së Shqipërisë hartimin e një Plani për adresimin e prioriteteve të këtij dokumenti.

12/2005
Këshilli Evropian miraton vendimin për parimet e një Partneriteti të Rishikuar për Shqipërinë.

14.04.2005
Në Luksemburg nënshkruhet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-BE.

02/2006
Në Tiranë siglohet Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit.

12.06.2006
Në Luksemburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.

07/2006
Miratohet Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.

17.07.2006
Këshilli miraton një rregullore duke krijuar një instrument të ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Ky instrument i vetëm financiar thjeshtëzon dhe projekton ndihmën e jashtme të BE-së gjatë periudhës së para-anëtarësimit. IPA ka zëvendësuar instrumentet ekzistuese (PHARE, SPA, SAPARD, CARDS) prej 1 Janar 2007.

27.07.2006
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ratifikon “Marrëveshjen e Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”, si dhe “Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare”.

06.09.2006
Parlamenti Evropian voton pro rezolutës për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila i hap rrugë ratifikimit të MSA-së nga 27 vendet anëtare të BE-së.

01.12.2006
Hyn në fuqi “Marrëveshja e Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”.

05.09.2007
Miratohet me VKM nr. 557 Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2007-2012.

11.07.2008
Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare ratifikohet nga 25 shtete anëtare: Letonia (26 tetor 2006), Sllovenia (12 shkurt 2007), Sllovakia (15 shkurt 2007), Polonia (15 mars 2007), Suedia (21 mars 2007), Hungaria (23 prill 2007), Spanja (12 maj 2007), Lituania (17 maj 2007), Irlanda (31 maj 2007), Luksemburgu (4 korrik 2007), Britania e Madhe (16 tetor 2007), Italia (16 tetor 2007), Estonia (18 tetor 2007), Hollanda (26 Nëntor 2007), Finlanda (29 Nëntor 2007), Malta (21 prill 2008), Danimarka (24 prill 2008), Republika Çeke (6 maj 2008), Austria (21 maj 2008), Qipro (31 maj 2008), Belgjika (25 qershor 2008), Portugalia (11 Korrik 2008).

01/2008
Nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit të lëshimit të vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Kjo Marrëveshje nuk është e vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Irlandën, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë. Marrëveshja përcakton një numër procedurash të thjeshtësuara për nxjerrjen e vizave.

01.04.2009
Hyn ne fuqi Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit.

28.04.2009
Dorëzohet aplikimi për anëtarësim në BE.

12.11.2009
Parlamenti Evropian miraton raportin e eurodeputetes Tanja Fajon, lidhur me liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.

16.11.2009
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë.

16.12.2009
Mbërrin në Tiranë Pyetësori i Komisionit Evropian.

12.03.2010
Komiteti i Stabilizim- Asociimit zhvillon në Tiranë mbledhjen e tij të parë.

14.04.2010
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dorëzon në Bruksel, përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian.

06.05.2010
Komisioni Evropian njofton qeverinë shqiptare mbi organizimin e misioneve të verifikimit në terren në kuadër të hartimit të Opinionit (Avis) për statusin e vendit kandidat.

11.05.2010
Mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri në Bruksel.

12.05.2010
Komisioni Evropian i paraqiti qeverisë shqiptare pyetjet shtesë të Pyetësorit

27.05.2010
Komisioni Evropian propozon heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike, brenda vjeshtës së vitit 2010.

10.06.2010
Qeveria shqiptare përfundon dorëzimin e përgjigjeve për pyetjet shtesë të Pyetësorit të Komisionit Evropia

23.06.2010
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miraton rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë.

08.11.2010
Ministrat e Brendshëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme miratojnë heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.

9.11.2010
Miratohet Opinioni i Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

15.12.2010
Hyn në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e zonës Schengen.

10.06.2011

Miratohet Plani i Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Dhjetor 2011
Fillon puna për rishikimin e Planit të Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit.

21.03.2012
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit miratohet Plani i Veprimit të rishikuar për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE

10.10.2012
Komisioni Evropian rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë me kusht miratimin e masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së Parlamentit.

16.10.2013
Nisur nga progresi i arritur, Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë me dakortësinë që vendi të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Ky rekomandim përfshihet në Strategjinë e Zhvillimit dhe Sfidat Kryesore 2013-2014.

11.11.2013
Lançohet dialogu i nivelit të lartë për prioritetet kyce Shqipëri – Komisioni Evropian, ku marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, institucioneve të pavarura dhe opozitës

6.03.2014
Zhvillohet takimi i dytë i dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku merr pjesë dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, të cilit i dorëzohet udhërrëfyesi për 5 prioritetet. Në këtë udhërrëfyes gjenden në mënyrë të detajuar të gjitha hapat konkrete që qeveria po ndërmerr në përmbushjen e 5 prioriteteve.

24.06.2014
Këshilli i Ministrave te BE miratojnë unanimisht dhënin e statusit kandidat për Shqipërinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme