Cibyra, atdheu i kuajve të shpejtë dhe kalorësve heronj

Qyteti antik Kibyra (Cibyra) është atdheu i kuajve të shpejtë dhe luftëtarëve heronj

Cibyra, atdheu i kuajve të shpejtë dhe kalorësve heronj

18 kilometra më tutje, Qyteti Antik Balbura që gjendet në afërsi të Alltënjajla-s (Altınyayla) njihet me kapakët me motive luanësh të sarkofagëve dhe me dy teatër. Balbura gjendet brenda qytetit Likia në lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit (1500 m). Në ditët tona nuk ka mbetur pothuajse asnjë gjë nga vendbanimi që gjendet në një brinjë të thepisur.

Në afërsi të Qytetit Antik Kibyra (Cibyra),gjenden shumë shkëmbij me relieve të gdhendur. Mbi fshatin Kozaaxhë (Kozağacı), në drejtim të Akjaka-s, relievet përbëhen nga 17 skena. Në portretet që i përkasin popullit të Anadollit, gjendet figura e perëndeshës mëmë Kybele dhe në të anët e saj gjenden luftëtarët me kuaj që e kanë kthyer kokën nga ajo. Kurse në Kërkpënar (Kırkpınar ) diku më tutje rrafshnaltës Dirmil , zënë vend motivet interesante të 12 grave të kapura dorë për dore. Në fshatin Juvalak (Yuvalak) në drejtim të Koxhatash-it (Kocataş) gjenden disa relieve më të vogla dhe të fshira në krahasim me ato në Kozaaç. Ndërsa figurta e perëndive dhe kafshëve janë shkatërruar. Të gjitha këto mbase tregojnë lidhjen e emrit Kibyra me perëndeshën mëmë Kybele dhe rëndësinë e rritjes së kuajve në qytet.

Kibyra, atdheu i kuajve të shpejtë dhe kalorësve heronj... Duket se nëse i prek figurat e gurta do të ngjallen dhe do të shkojnë në kohërat që u përkasin.

Luginat në rrëzë të Taurusit (Toros) Perëndimor, që kanë mirëpritur qytetërimet për mijëra vjet me radhë dhe këto toka që kanë qenë pika e udhëkryqit të kulturave, do të mbrohen nga “luanët” e Kibyra-s.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme