Gjeopolitika e Afganistanit

Afganistani, është një shtet strategjik islamik, që ndodhet në kryeqëzimin e Lindjes së Mesme me Azinë Qendore dhe Jugore, vend malor, rural dhe ndër më të varfërit në botë.

Gjeopolitika e Afganistanit

 

SITUATA GJEOGRAFIKE: Afganistani, në qendër të Azisë Qendrore, kufizohet në veri me tre republika myslimane të ish-BRSS-së (Turkmenistani, Uzbekistani, Taxhikistani), në perëndim me Iranin, në juglindje me Pakistanin, dhe në Lindje me Kinën. Vend i shkretë me sipërfaqe 652 225 kilometra katrorë, i përbërë në masën 85 për qind nga male.


POPULLSIA: Rreth 32 milionë banorë.


VARFËRIA: Vendi i pestë më i varfër në botë, me 42 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 14 dollarë në muaj.

VDEKSHMËRIA FOSHNJORE: 1 600 për 100 000 lindje gjallë, përqindja e dytë më e lartë në botë pas Sierra Leones (sipas OKB-së).

ANALFABETIZMI përfshin 23 për qind të popullsisë së rritur .

SHKOLLIMI: Gjysma e fëmijëve shkojnë në shkolla, por midis tyre, ka vetëm 35 për qind vajza (OKB).

JETËGJATËSIA: 43 vjeç (OKB).


KRYEQYTETI: KABUL.

GJUHËT ZYRTARE: Dari (persisht) dhe pashtune, më tepër se 30 gjuhë të tjera të minoriteteve, sidomos uzbeke.

FETË: Islame (80 për qind sunitë dhe 20 për qind shiitë).

HISTORIA: Mbretërimi i dinastisë pashtune Durrani nga viti 1747 deri në vitin 1973, kur u përmbys mbreti Zaher Shah.


Në prill të vitit 1978, komunistët vijnë në pushtet me anë të një grushti shteti.
Ushtria sovjetike pushton vendin në dhjetor të vitit 1979, por ndesh në rezistencën e fortë të muxhahidinëve dhe tërhiqet në shkurt të vitit 1989.


Presidenti Naxhibullah, i vendosur nga Moska në krye të vendit në vitin 1986, shkarkohet në prill të vitit 1992. Fillon lufta e përgjakshme civile mes grupeve.


Në shtator të vitit 1996, talebanët, fondamentalistë të stërvitur kryesisht në Pakistan, marrin Kabulin, duke imponuar interpretimin e tyre ultrarigoroz të sheriatit (ligji islamik).


Ata përmbysen në fund të vitit 2001 nga një koalicion ndërkombëtar nën drejtimin e amerikanëve pasi nuk kanë pranuar dorëzimin e krerëve të Al-Kaidës, përgjegjës për atentatet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.


Në dhjetor të vitit 2001, konferenca e Bonit, ku morën pjesë grupet afgane nën drejtimin e OKB-së, vendos një qeveri të përkohshme të drejtuar nga Hamid Karzai.


REGJIMI: Presidencial në bazë të Kushtetutës së vitit 2004. Hamid Karzai është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në tetor të vitit 2004.

BURIMET NATYRORE: Qymyri (katër për qind e rezervave botërore), hekuri, bakri, gurët e çmuar (shtresa më e madhe në botë për gurët e çmuar lapis-lazuli dhe për smeraldet).
Shfrytëzohen gjithashtu shtresa plumbi, zinku, etani, tungsteni dhe cesiumi.
Vendi është i pasur në gaz natyror dhe në pyje.

DROGA: Rreth 93 për qind e opiumit prodhohet në Afganistan (OKB). Vlera e eksportit ishte 3,4 miliardë dollarë në vitin 2008, një pjesë e të cilës shërben për të financuar talebanët.

MBROJTJA: Kur u rizgjodh president më 20 gusht 2009, Hamid Karzai deklaroi se do të rriste efektivat e Ushtrisë Kombëtare Afgane (ANA) nga 130 000 në 260 000 trupa dhe të policisë nga 80 000 në 160 000 trupa. Ky premtim u bë realitet.
Më tepër se 100 000 ushtarë të huaj, shumica e të cilëve amerikanë, janë vendosur në vend për të luftuar kundër rebelimit islamik, ndërkohë që aktet e dhunës kanë arritur rekorde që prej rrëzimit të talebanëve nga pushteti.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme