Turizmi në Turqi – Çanakalaja

Turizmi në Turqi – Çanakalaja

Këtë javë do t’ju prezantojmë Çanakalanë, qytet i themeluar në dy brigjet e ngushticës së Dardaneleve që ndan kontinentet e Evropës dhe Azisë nga njëra-tjetra, në veriperëndim të Turqisë. Gjeografikisht ajo pozicionohet në pikëtakimin e Anadollit me Trakinë. Qyteti ka një histori shumë të pasur pikërisht si rezultat i kësaj vendndodhjeje. Çanakalaja njihet si një zonë e banuar që prej vitit 3.000 para erës sonë.