Receta nga kuzhina turke – Myxhver me kungull

Receta nga kuzhina turke – Myxhver me kungull

Siç e kemi thënë edhe në prezantimin e recetave të mëparshme në kuzhinën turke ka shumë gjellë që gatuhen pa mish. Përbërësit kryesorë të këtyre lloj gjellëve, që më shumë shërbehen si pjatë plotësuese (antipastë) ose pjatë e dytë sesa si pjatë kryesore, janë perimet. Edhe gjella e sotshme, recetën e së cilës do t’jua japim në vijim e që quhet “myxhver” (mücver, e cila është një lloj qofteje me perime), është njëra prej këtyre gjellëve. Myxhveri është një gjellë që gatuhet duke përzier kungullin, djathin, miellin, vezët dhe erëzat dhe duke e ndarë masën të pjesë të vogla (si qofte) dhe duke i skuqur ato në vaj. Edhe pse kjo gjellë nuk është e përshtatshme për veganët, ajo është një gjellë që mund të konsumohet nga vegjetarianët. Myxhveri, i cili në Turqi në mënyrë të përhapur gatuhet me kungulleshkë, ai mund të gatuhet edhe me perime të tjera. Receta është për myxhverin klasik që gatuhet me kungull të zakonshëm.