Receta nga kuzhina turke - Revania

Receta nga kuzhina turke - Revania

Revania është një ëmbëlsirë e bërë duke hedhur sherbet mbi tortën e gatuar me semolinë (ermik). Ajo nuk është një ëmbëlsirë e harruar në raftet me pluhur të historisë si disa ushqime në kuzhinën e pallatit, por është një ëmbëlsirë që gatuhet në restorante dhe shtëpi, që pëlqehet mjaftë shumë dhe gatimi i së cilës është i lehtë. Ekziston edhe një gojëdhënë mjaftë e përhapur në lidhje me origjinën e revanisë. Sulltan Murati i 4-ët në shekullin e 17-të merr kryeqytetin Erevan të Armenisë. Për të festuar këtë fitore, kuzhinierët e pallatit sajojnë e gatuajnë një ëmbëlsirë që nuk ishte gatuar kurrë më parë. Duke u nisur nga emri i kryeqytetit Erevan, i cili në atë kohë quhej “Revan”, kuzhinierët e quajtën këtë ëmbëlsirë “revani”. Për të mësuar gatimin e revanisë dëgjoni materialin tonë në PODCAST.