Analiza e javës – Korona dhe terrorizmi i PKK-së

Analiza e javës – Korona dhe terrorizmi i PKK-së

Organizatat terroriste janë në përpjekje për të vlerësuar çdo mundësi në mënyrë që të ndërmarrin akte terroriste. Epidemia e koronavirusit, e cila është kthyer në një krizë globale, gjithashtu ofron mundësi të ndryshme për organizatat terroriste. Duket se DAESH ka rritur papritur sulmet terroriste në Irak gjatë muajve të fundit. Megjithëse shumë analistë i shohin sulmet terroriste në rritje të DAESH-it si një vazhdim i "ndryshimit të strategjisë" që ka vazhduar që prej vitit 2019 mund të themi se epidemia e koronavirusit e lehtëson punën e kësaj organizate terroriste. Krahas DAESH-it duket se edhe organizata separatiste terroriste PKK ka shtuar sulmet e saj në Siri dhe Turqi gjatë muajve të fundit. PKK-ja, e cila javën e kaluar mori në objektiv civilët në Afrin të Sirisë, edhe gjatë ditëve që lamë pas synoi Turqinë dhe së fundmi në shënjestër mori civilët që shpërndanin ndihma në kuadër të luftës kundër epidemisë së koronavirusit në qytetin Van. Në këtë rast, kjo tregon se PKK po përpiqet të përfitojë nga pasiguria e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit me një strategji të re. Për më shumë dëgjoni vlerësimin e Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.