Analiza e Javës - Faza e fundit në luftën e Libisë

Analiza e Javës - Faza e fundit në luftën e Libisë

Ushtria e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë me mbështetjen edhe të Turqisë pasi mposhti milicinë e gjeneralit puçist Halife Haftar para kryeqytetit Tripoli, avancoi në drejtim të lindjes dhe filloi një operacion të ri për të vënë nën kontroll qytetin Sirte dhe bazën ajrore strategjike Xhufra. Ndërkaq Haftar në përpjekje që të paktën të ruajë situatën aktuale ushtarake në terren u takua në kryeqytetin Kajro të Egjiptit me Presidentin Sisi dhe bëri thirrje për armëpushim. Për më shumë dëgjoni analizën Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.