Analiza e javës – DAESH-i në kërkim të ringjalljes në pandeminë e koronavirusit

Analiza e javës – DAESH-i në kërkim të ringjalljes në pandeminë e koronavirusit

Gjatë javëve të fundit u shënua një rritje dramatike në grafikun e sulmeve të organizatës terroriste DAESH të kryera në Irak dhe Siri. Mund të themi se prapa kësaj ngritjeje qëndron një strategji e re e zbatuar nga organizata terroriste DAESH. Organizata përdor epideminë e koronavirusit për të organizuar sulme të reja, të motivojë ndjekësit e saj dhe të forcojë përshtypjen se është një aktor alternativ për rajone të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Kjo strategji mund të përshkruhet si një strategji guerile shkretëtire. Strategjia e madhe e DAESH-it është të rindërtojë forcën e saj rajonale, duke u përpjekur të rivendosë rrjetet e saj të mëparshme në lindje dhe perëndim të lumit Eufrat. Për më shumë dëgjoni vlerësimin e Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.