A e dini se topi më i madh i artilerisë në botën mesjetare është përdorur nga osmanët në ngadhënjimin e Stambollit?

A e dini se topi më i madh i artilerisë në botën mesjetare është përdorur nga osmanët në ngadhënjimin e Stambollit?

Topi i ushtrisë osmane ishte 8 metra i gjatë. Gjylja kishte një diametër prej 75 cm dhe peshonte rreth 544 kilogram. Për shkak se procesi i mbushjes zgjaste deri në 3 orë, në ditët hidheshin vetëm 5-6 gjyle. Topi ishte aq i rëndë sa që Maxhar Urban (farkëtari hungarez që punonte për Sulltan Mehmetin II), e kishte prodhuar atë duke e derdhur në kallëp në formën e dy pjesëve. Kështu topi përdorej duke u bashkuar me anë të një sistemi me vida, që për atë periudhë ishte një sistem shumë i avancuar. Për të restauruar vendin e murit rrethues ku godiste topi osman, mjeshtrit bizantinë të ndërtimit punonin natë e ditë për një javë.