A e dini se Pallati Topkapi është një prej pallat-muzeve më të mëdhenj në botë?

A e dini se Pallati Topkapi është një prej pallat-muzeve më të mëdhenj në botë?

Pallati Topkapi të ndërtohet në vitin 1460 me urdhrin e Fatih Sulltan Mehmetit (Sulltan Mehmet II) pas ngadhënjimit të Stambollit dhe përfundoi në vitin 1478.

Pallati ndodhet në gadishullin historik të Stambollit mes Detit Marmara, Ngushticës së Stambollit (Bosfor) dhe Haliçit (Briri i Artë). Ai jo vetëm që ka qenë qendra administrative, arsimore dhe artistike për rreth 400 vjet e Perandorisë Osmane, por njëherësh ka qenë edhe shtëpia e sulltanëve.

Me arkitekturën, koleksionet dhe rreth 300 mijë dokumente arkivore Pallati Topkapi është një prej pallat-muzeve më të mëdhenj në botë.