Kuzhina turke - Gjyveç me mish qengji dhe turli

Kuzhina turke - Gjyveç me mish qengji dhe turli

Këtë javë bashkë do të gatuajmë ”Gjyveç me mish qengji dhe turli”. Enët e thella prej balte të pjekur dhe gjellët që gatuhen në këtë enë në gjuhën turke quhen “gjyveç” (tavë dheu e thellë). Në këto enë mund të gatuajmë çdo lloj mishi, perime apo bishtajore. Harxhet e vendosura brenda në gjyveç mund të gatuhen në mënyrë tradicionale në furrë druri, por edhe në furrë elektrike dhe mbi sobë.