Kuzhina turke – Dollma me lule të kungullit

Kuzhina turke – Dollma me lule të kungullit

Mënyra e gatimit të gjellëve me mbushjen e perimeve apo fletëve të bimëve është mjaftë e përhapur në botë. Disa prej tyre i mbushin fletët e misrit dhe bananeve, si në vendet e rajonit të Amerikës Qendrore dhe Jugore, e disa të tjerë i përdorin fletët e palmës apo të bambusë, si popujt e rajonit të Lindjes së Largët. Ndërkaq turqit mund të gatuajnë gjellë pothuajse me çdo perime, duke filluar nga patëllxhani e deri tek angjinarja, nga lakra e deri tek domatja, nga speci e deri tek kungulleshka. Njëra prej gjërave të pazakonshme me të cilën gatuhet gjella është edhe lulja e kungullit.