Receta nga kuzhina turke – Sallatë çobani

Receta nga kuzhina turke – Sallatë çobani

Sallata është ndër pjatat shoqëruese më të rëndësishme të ushqimeve në pothuajse çdo shtet apo rajon të botës. Ndërsa harxhet që përdoren në bërjen e sallatës, mund të ndryshojnë sipas kulturës dhe rajonit. Ky ushqim i ftohtë ka një vend të rëndësishëm dhe shumëllojshmëri të madhe gjithashtu në kuzhinën turke, ku mund të numërohen me dhjetëra lloje të ndryshme sallatash të bëra me perime, bishtajore ose drithëra. Por nëse pyesni se cila është sallata më e njohur dhe më e konsumuar e kuzhinës turke, përgjigjja jonë është “sallata e çobanit”. Harxhet kryesore të saj janë domatja, kastraveci, speci dhe qepa. Ajo nuk i mungon sofrës turke veçanërisht gjatë stinës së verës, ku perimet në fjalë gjenden me bollëk, janë më të freskëta dhe më të shijshme.