Tensioni Iran-ShBA

Tensioni Iran-ShBA

Tensionet irano-amerikane u përshkallëzuan edhe më shumë pasi Qasem Soleimani u vra nga ShBA-ja në Bagdad dhe Irani shënjestroi objektivat e ShBA-së në Irak. Soleimani, komandanti i Forcave Jerusalemi të Gardës Revolucionare, ishte shtylla kurrizore e politikës rajonale të Iranit vitet e fundit. Soleimani doli në plan të parë si figura kryesore në operacionet e jashtme të Iranit pas fillimit të kryengritjeve arabe. Ai luajti një rol aktiv në Liban, Siri, Irak dhe Jemen, ndërsa ishte organizatori i militantëve shiitë në rajon. Për më tepër, Soleimani vendosi autoritet mbi milicët nga Libani në Jemen dhe fitoi popullaritet më të madh në politikën e brendshme iraniane sesa udhëheqësi shpirtëror Hamenei dhe Presidenti Hasan Ruhani. Duke pasur parasysh rolet dhe përgjegjësitë e Soleimanit, vdekja e tij mund të çojë në një proces që do të trondiste thellë Iranin.