Vizita e Presidentit Meta në Malin e Zi

Vizita e Presidentit Meta në Malin e Zi

Në Mal të Zi qëndroi për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta, i cili u prit me nderime të larta shtetërore nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Pas përfundim të bisedimeve, Presidenti Meta dhe Presidenti Gjukanoviç dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. “Jam krenar për kontributin e shqiptarëve në Mal të Zi, që ishin vendimtar në mbështetjen e integrimeve euro-atlantike të Malit të Zi, tha Presidenti Meta. Më hollësisht rreth vizitës na njofton nga Mali i Zi , korrespondentja jonë në Ulqin, Vera Alibegu Katana.