Turqia gjatë muajit të Ramazanit ndihmon familjet në nevojë në Shqipëri

Turqia gjatë muajit të Ramazanit ndihmon familjet në nevojë në Shqipëri

Me rastin e muajit të madhëruar të Ramazanit, Dijaneti Turk-Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka filluar shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri.

Gjatë shpërndarjes së pakove ushqimore në Tiranë për dhjetëra familje që kanë pjesëtarë me aftësi të kufizuara ishte i pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të fondacionit turk TDV.

Gjatë fjalës përshëndetëse për të pranishmit, ambasadori turk tha se "Ju përcjell përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe vëllezërve turq. Ne mundohemi ashtu si çdo vit që të përcjellim vëllazërinë, miqësinë me njëri-tjetrin duke qenë së nga Turqia vijnë delegacione dhe fondacione të ndryshme, njëri prej të cilëve është edhe fondacioni i Dijanetit të Turqisë. Mundohemi që çdo vit të japim ndihmën tonë për vëllezërit myslimanë në Shqipëri"…