Thaçi thotë se ndjek agjendat globale, jo të fshatit

Thaçi thotë se ndjek agjendat globale, jo të fshatit

Temat e korrigjimit të kufijve, taksës ndaj Serbisë si dhe e trupave amerikane në Kosovë, kanë okupuar opinionin kosovar, me deklarata të shumta nga zyrtarë institucionalë vendorë dhe ndërkombëtarë. Konflikt verbal nga distanca për këto tema kanë pasur edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.