Songul Ozan emërohet Ambasadore e Turqisë në Mal të Zi

Songul Ozan emërohet Ambasadore e Turqisë në Mal të Zi

Në takimin e shefit te diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq dhe Ambasadores se porsaemëruar të Turqisë, Songul Ozan janë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë. Ndërkohë kryeministri i vendit Dushko Markoviq u bën ftesë investitorëve nga Turqia që të investojnë në Mal të Zi, që sipas tij është vend ideal për investime. Në Tuz, kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale, që do të jenë zgjedhjet e para pas shpalljes se Tuzit komunë e pavarur. Për këto dhe të tjera aktualitete nga Mali i Zi, ndiqni raportin e rregull javor të korrespondentes tonë atje VERA ALIBEGU KATANA.