SHBA-të optimiste se marrëveshja historike mes Kosovës e Serbisë arrihet këtë vit

SHBA-të optimiste se marrëveshja historike mes Kosovës e Serbisë arrihet këtë vit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë të kërkojnë nga krerët e Kosovës heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë. Kjo gjë është kërkuar edhe në vizitën që presidenti Hashim Thaçi e pati në Uashington. Po ashtu dy ambasadorët e SHBA-ve, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Beograd, kërkuan të njëjtën gjë, duke u shprehur njëherit se viti 2019 mund të jetë viti i arritjes së marrëveshjes mes Prishtinës e Beogradit.