Rifillon dialogu Kosovë-Serbi, e presidenti Thaçi sot në Hagë para Gjykatës Speciale

Rifillon dialogu Kosovë-Serbi, e presidenti Thaçi sot në Hagë para Gjykatës Speciale

Ka rifilluar dialogu Kosovë Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian. Tashmë është mbajtur takimi online mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Kurse të enjten më 16 korrik këta dy liderë do të takohen në një takim fizik në Bruksel. E përderisa dialogu rifilloi, presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk merr pjesë. Thaçi të hënën, paraqitet para hetuesve të Gjykatës Speciale në Hagë.