Qeveria shqiptare prioritet për vlerat historike dhe kulturore në 2019

Qeveria shqiptare prioritet për vlerat historike dhe kulturore në 2019

Instituti i Monumenteve të Kulturës së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë në fokusin e tyre dhe përgjatë vitit 2019, rikthimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në destinacione turistike si motor të zhvillimit ekonomik. Vendeve të Shqipërisë, të cilat kanë një pasuri të madhe kulturore dhe historike si Gjirokastra, Berati, Vlora, Vunoi dhe Dhërmiu, po u rikthehet shkëlqimi i dikurshëm që buron nga kultura dhe identiteti kombëtar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna për rikthimin e shkëlqimit dhe nxjerrjen në dritë të vlerave historike e kulturore të këtyre zonave. “MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga puna vijuese për rikthimin e shkëlqimit dhe nxjerrjen në dritë të vlerave historike e kulturore të Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Dhërmiut e Vunoit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.