Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj në Berlin, kundër shkëmbimit të territoreve

Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj në Berlin, kundër shkëmbimit të territoreve

Zyrtarët më të lartë institucionalë nga Kosova dhe Serbia marrin pjesë në Samitin e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nis të hënën në Berlin. Në kuadër të Procesit të Berlinit, takimi është thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Në prag të nisjes në Berlin, Presidenti Thaçi e Kryeministri Haradinaj janë deklaruar për pritjet e tyre sa i përket Samitit.