Pazar turk për bamirësi

Pazar turk për bamirësi

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë me mbështetjen e disa institucioneve dhe kompanive është organizuar panairi turk i bamirësisë, i cili pati si qëllim mbështetjen për shkollat në Shqipëri. Panairi u vizitua edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili së bashku me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe bashkëshorten e ambasadorit Ayşegül Erdal Yörük, vizituan stendat e panairit.

Presidenti Meta gjatë kësaj vizite tha “Me shumë dëshirë vizitova "Panairin turk të bamirësisë" në Tiranë, një aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm kulturor, por edhe humanitar, me qëllim mbledhjen e të ardhurave për rinovimin dhe përmirësimin e kushteve të disa shkollave shqiptare. Ju ftoj ta vizitoni për të zbuluar dhe shumëllojshmërinë e punimeve të dorës, prodhimeve të artizanatit dhe kuzhinës turke, si një mundësi që frymëzon forcimin e marrëdhënieve tradicionale mes dy popujve tanë”.