Ngrihet flamuri i NATO-s para ndërtesës së qeverisë në Shkup

Ngrihet flamuri i NATO-s para ndërtesës së qeverisë në Shkup

Maqedonia me 12 shkurt mori zyrtarisht emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Qeveria me anë të një komunikate njoftoi se Marrëveshja e Prespës hyri në fuqi, ndërsa në web faqen e Qeverisë, tashmë qëndron  mbishkrimi ”Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Po të njëjtën ditë me një ceremoni solemne, para Qeverisë në Shkup është ngritur Flamuri i Aleancës Veri-atlantike. Akti ndodhi menjëherë pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës dhe marrjes së notës verbale nga Greqia, me të cilën njoftohet se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit për emrin me Republikën e Maqedonisë.