Ngjarjet më të rëndësishme të 2019-s në Kosovë

Ngjarjet më të rëndësishme të 2019-s në Kosovë

Viti 2019 në Kosovë do të mbahet mend me presionet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës, të vendosur nga qeveria Haradinaj. Po ashtu, gjatë këtij viti kryeministri Haradinaj i kritikuar shumë për keq-qeverisje ka dhënë dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim. Por pas kthimit ai vazhdonte ta drejtonte qeverinë dhe merrte vendime për shpenzimin e mjeteve nga buxheti. Ndërkohë, më 6 qershor u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme Parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore historike. E Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 11 qershor dekretin që përfundimisht ratifikon marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë, e cila është nënshkruar më 27 shtator të vitit 2013 dhe më herët ishte miratuar edhe në Parlamentin e Turqisë.