Në Ulqin u shënua 104-vjetori i Betejës së Çanakalasë

Në Ulqin u shënua 104-vjetori i Betejës së Çanakalasë

Për të parën herë në Ulqin, Instituti “Yunus Emre” shënoi 104-vjetorin e betejës së Çanakalasë. Në konferencën dhe ekspozitën “Nga Ballkani deri në Çanakala”, organizuar me këtë rast u tha se dhimbja e përbashkët duhet të jetë arsye për ndërtimin e paqes dhe miqësisë dhe jo armiqësive të reja. I ftuar për të folur në këtë konferencë ishte Irfan Morina, profesor i gjuhës dhe letërsisë turke në fakultetin filologjik të Prishtinës.

Për hollësi rreth këtij aktiviteti dëgjoni reportazhin e përgatitur nga korrespondentja jonë në Mal të Zi, Vera ALIBEGU KATANA.