Në Tiranë hapet ekspozita e piktorit të njohur turk, Ahmet Yeşil

Në Tiranë hapet ekspozita e piktorit të njohur turk, Ahmet Yeşil

Në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë, Ambasada e Turqisë në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Bukura është çelur ekspozita me temë “Zëra dhe Gjurmë” e piktorit të njohur turk, Ahmet Yeşil.

Të pranishëm në aktivitetin e hapjes së ekspozitës ishin ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, artistë, studentë dhe artdashës të kryeqytetit.

Në fjalën e tij, ambasadori Yörük tha se kjo ekspozitë tregon që arti nuk ka kufij. “Kjo ekspozitë që është hapur sot në Tiranë do të hapet më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo tregon edhe njëherë fuqinë bashkuese të artit, për artin nuk ka kufij. Kjo ekspozitë është pasqyrim që të gjitha ato vlera artistike dhe estetike që kanë ndarë popujt tanë në shekuj vazhdojnë të ruhen edhe sot në nivele më të larta dhe më moderne”, tha Yörük.

Sipas ambasadorit turk, piktori Ahmet Yeşil është një artist i njohur jo vetëm brenda Turqisë, por edhe në shumë vende të botës…