Në Qendrën Islame në Tivar u organizua ceremonia e dorëzimit të certifikatave për vijuesit e kursit të gjuhës turke

Në Qendrën Islame në Tivar u organizua ceremonia e dorëzimit të certifikatave për vijuesit e kursit të gjuhës turke

Nga viti 2010 kursin e gjuhës turke e kanë vijuar 300 kandidatë. Me rritjen e investime turke në Mal të Zi dita ditës rritet edhe numri i të interesuarve për mësimin e gjuhës. Koordinatori i TIKA-s për Malin e Zi, Enver Resulogullari në ceremoninë e organizuar me rastin e shpërndarjes së certifikatave tha: Mësimi i gjuhës turke kontribuon edhe më shumë në avancimin e raporteve të mira që Turqia ka me Malin Zi. TIKA do te vazhdojë edhe më tutje organizimin e kurseve falas për të interesuarit në Mal të Zi. Aktivitetin e dorëzimit të certifikatave për ne e ndoqi korrespondentja jonë në Mal të Zi Vera ALIBEGU KATANA.