Në Maqedoni hyri në fuqi ligji për përdorimin e gjuhës shqipe

Në Maqedoni hyri në fuqi ligji për përdorimin e gjuhës shqipe

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, të martën ka nënshkruar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe i njëjti është publikuar në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë me çka dhe ka hyrë në fuqi.

Sipas ligjit gjuha shqipe tani në Maqedoni do të përdoret plotësisht si në të shkruar ashtu edhe në folur, si në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor, administratën publike si dhe ndërmarrje e institucione tjera.