Ndeshje, por edhe takim vëllazëror midis miqve shqiptarë e turq

Ndeshje, por edhe takim vëllazëror midis miqve shqiptarë e turq

Shkodra përveç si qytet mikpritës për ndeshjen e futbollit midis Shqipërisë dhe Turqisë, për Euro 2020 ishte edhe mikpritëse e miqve dhe vëllezërve të saj turq. Nën masa të mëdha sigurie ekipi kombëtar turk së bashku me stafin e tij qëndruan për rreth 3 ditë, të cilët në fillim u pritën nga qytetarë të shumtë shkodranë dhe nxënës të medresesë së Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia”, që sponsorizohet nga shoqata “Istanbul”, të cilët në duar kishin flamuj shqiptarë dhe turq për të treguar solidaritetin e miqësisë mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë.