Maqedoni e Veriut – Kandidatët drejt fundit të fushatave elektorale për presidencialet e 21 prillit

Maqedoni e Veriut – Kandidatët drejt fundit të fushatave elektorale për presidencialet e 21 prillit

Blerim Reka si kandidat i pavarur, por që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski i partive në pushtet të udhëhequra nga socialdemokratët e Kryeministrit Zoran Zaev dhe BDI-së, si dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, pretendojnë të marrin timonin e shtetit dhe të zëvendësojnë kryetarin aktual Gjorge Ivanov. Në fushatën e deritanishme midis temave kryesore të kandidatëve janë qëndrimet për Marrëveshjen e Prespës, problemi me emigrimin e të rinjve, perspektivat për anëtarësim të vendit në NATO dhe në BE, por edhe tema politike ditore.