Kuvendi i Kosovës miratoi Platformën për dialogun, reagon Serbia

Kuvendi i Kosovës miratoi Platformën për dialogun, reagon Serbia

Kuvendi i Kosovës, pa votat e opozitës, ka miratuar në leximin e dytë Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Platforma shqetësoi krerët e shtetit serb.

Parimi 1 i platformës, parasheh se "qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës, si shtet i pavarur, me zotime ligjërisht të detyrueshme”, duke vazhduar më tej se "nuk do të ketë marrëveshje për asgjë deri sa të mos ketë marrëveshje për gjithçka”. Opozita në Kosovë platformën dhe ekipin shtetëror për dialog nuk po i cilëson legjitime.