Kurti e Mustafa ende pa marrëveshje për bashkëqeverisje

Kurti e Mustafa ende pa marrëveshje për bashkëqeverisje

Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, Albin Kurti e Isa Mustafa,  po vazhdojnë takimet për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje. Por edhe pas dy takimeve radhazi të premten dhe të shtunën, nuk është arritur marrëveshja. E, çështja për të cilën duket se assesi s’po gjejnë kompromis është posti i Presidentit të vendit.