Kryeqyteti i Shqipërisë u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Turqisë

Kryeqyteti i Shqipërisë u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Turqisë

Këtë vit në Shqipëri është zgjedhur një mënyrë e veçantë për të shënuar 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, në mungesë të ceremonive për shkak të pandemisë globale të koronavirusit. Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisëdhe flamurit të Shqipërisë. Ndriçimi i godinës së universitetit me rastin e 29 Tetorit është organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.