Kryeministri Kurti respekton orarin e lëvizjes, blen prodhime vendore

Kryeministri Kurti respekton orarin e lëvizjes, blen prodhime vendore

Masat e zbutura për qytetarët në Kosovë, në drejtim të luftimit të Covid-19, ka bërë që të ketë më shumë lëvizje si në njerëz, ashtu edhe në automjete. Kjo ka bërë që institucionet vazhdimisht të bëjnë thirrje për t’i respektuar masat, përkatësisht kufizimin e lëvizjes për 180 minuta në ditë. E kryeministri në detyrë Kurti, ditën e diel dhe orarin e tij të lëvizjes, e ka shfrytëzuar për të bërë pazar në market.