Krerët e shtetit kërkohet të intervistohen për Telekomit të Kosovës

Krerët e shtetit kërkohet të intervistohen për Telekomit të Kosovës

Telekomit të Kosovës i ka skaduar kontrata e shumëpërfolur dhe e dyshimtë me Dardafon.net përkatësisht operatorin virtual Z-Mobile, që është pjesë e familjes Devolli. Presioni i opinionit dhe i punëtorëve të Telekomit është të mos vazhdohet me kontratën e re, e në anën tjetër Devollët kanë rritur presionin duke kërkuar afro 26 milionë euro dëmshpërblim, në bazë të një vendimi të Arbitrazhit ndërkombëtar. Për këtë çështje është krijuar edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili ka përgatitur një listë për të intervistuar për këtë kontratë dhe kontrata tjera të dyshimta, edhe krerët e shtetit.